Do të merret vendim për kufirin me Kosovën e Serbinë

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për 15 viktima si pasojë e koronavirusit. Viktimat janë nga Shkupi, Tetova, Struga, Gostivari e Ohri. Raportohet edhe për 173 raste të reja dhe 150 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 6625, kurse i viktimave 321.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në fqinjësi, Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e nesërme do të shqyrtojë vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën.

Nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende. Ministri i Jashtëm i Nikola Dimitrov thotë se mbyllja eventuale e kufijve nuk do të jetë për arsye politike.

“Kriteri bazë për BE-në është afër ose nën 20 të infektuar me COVID-19 në 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit. Në këtë periudhë të pandemisë lidhur me cështjen e kufijve nuk ka politikë”.

Muaji Qershor ka regjistruar 62 për qind të bilancit nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut në raport me 3 muajt e parë të pandemisë. Nëse nga 26 Shkurti kur u paraqit rasti i parë ishin shënuar 2315 të prekur, vetëm në Qershor janë evidentuar 4063 raste të reja.

Tv Klan