Infeksioni zgjerohet me 79 të prekur të tjerë

15 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga Covid19 në Kosovë ndërsa nga 13 Marsi deri më sot ka arritur në 227 numri i viktimave nga ky virus.

Janë gjithsej 3525 të infektuar aktiv nga numri i përgjithshëm prej 8.330 të prekurish. Edhe sot numri më i madh i të prekurve është në Prishtinë, ndërsa autoritetet thonë që gjendja është rënduar tashmë në Kosovë.

Janë gjithsej 700 shtretër në Klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale, ndërsa të shtruar janë mbi 600 persona. Në rast se do të jetë e nevojshme, autoritetet thonë se është përgatitur spitali ushtarak.

Tv Klan