454 të shtruar në spitale, 39 në terapi intensive

24 orët e fundit shënuan sërish shifra të larta të pandemisë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 15 jetë të tjera të humbura në spitalet COVID në vend. Me rastet e fundit shkon në 951 numri i viktimave në vend që nga nisja e pandemisë.

Një shifër të lartë shënuan sërish edhe të infektuarit e rinj. Nga 2620 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 753 qytetarë. Numri më i madh i të infektuarve është sërish në Tiranë me 241 raste të reja, ndjekur nga Shkodra me 77 raste te reja dhe Vlora me 57 raste.

Shqetësuese janë edhe shtrimet në 4 spitalet COVID ku po trajtohen 454 pacientë, 39 ndodhen në terapi intensive dhe 13 janë të intubuar.
Në një interviste për Tv Klan, drejtuesja e Komitetit Teknik te Ekspertëve shpjegoi se si do vendoset për masat e reja në fund të kësaj jave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 545 qytetarë duke e çuar në total numrin e tyre në 23.072 qysh prej fillimit të pandemisë.

Gjithsesi janë me shume se 21 mijë persona të prekur nga koronavirusi ende aktivë në vend ku më shumë se gjysma e tyre i përkasin kryeqytetit.

Tv Klan