Zelanda e Re është kombëtarja e radhës që ka siguruar kualifikimin në Botëror. Triumfi në finalen e kualifikueseve të Australi/Oqeani me rezultatin 3-0 ndaj Kaledonia e Re, i dha fund pritjes 15-vjeçare.

Hera e fundit që Zelanda e Re ka luajtur në një Botëror ishte ai i vitit 2010, i mbajtur në Afrikën e Jugut.

Zgjerimi i numrit të kombëtareve në Botërorin 2026, nga 32 në 48, e ndihmoi Zelandën që të sigurojë kualifikimin direkt.

Të dyja përfaqësueset janë pjesë e Konfederatës së Futbollit në Oqeani. OCF është edhe konfederata më e vogël në FIFA, që kujdeset për përfaqësueset në Oqeanin Paqësor. Asnjëherë më parë OCF nuk kishte dërguar menjëherë një përfaqësuese direkt në Botëror. /tvklan.al