Një 15-vjeçar në fshatin Bicaj të Peqinit është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Adoleshenti me iniciale G.B. qëlloi veten me pistoletë nga pakujdesia dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime policore thonë për

tvklan.al

se 15-vjeçari e kishte armën pa leje. Në momentin kur është vetëplagosur nga pakujdesia, adoleshenti ka qenë në banesë me dy kushërinjtë e tij të mitur. Të njëjtat burime sqarojnë se prindërit e të plagosurit ndodhen jashtë shtetit.

Ndërkohë, dy kushërinjtë e mitur të 15-vjeçarit po merren në pyetje në prani të psikologes. Uniformat blu kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Informacioni paraprak i policisë:

Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B.,  rreth 15  vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë  i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan,  dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin  ngjarjes. /

tvklan.al