Rama: Transportohet në një spital publik në Stamboll

Elona Kuburja, 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja e cila u nis para disa ditësh për mjekim të specializuar në Stamboll, tashmë është shtruar në një spital të specializuar publik në Stamboll. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Ndërsa uron vogëlushen të kthehet shëndosh e mirë në atdhe, pasi vuan nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë, kreu i qeverisë shkruan se 15 vjeçarja ndodhet nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

Elona Kuburja, ka lindur me një sëmundje të rrallë me të cilën janë të raportuara vetëm 250 raste në botë, dhe nuk kishte mundësi financiare për kurimin jashtë vendit.

Ajo u transportua për në Turqi me një avion privat nga familjarët e saj, por qeveria shqiptare mori përsipër të gjitha shpenzimet një spital publik në Stamboll.

Tv Klan