Policia këshillon të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi

Në ditën e katërt të shtetrrethimit, patrullat e policisë dhe ushtrisë kanë gjobitur më shumë se 1500 shoferë që kanë thyer “karantinën”.

Prej mëngjesit të së hënës numri i mjeteve që qarkullojnë në rrugë është rritur, pasi janë lejuar lëvizjet nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 8 si dhe nga ora 16 e pasdites deri në 17.

Ata qe nuk mund të sigurojnë një autorizim janë drejtuar pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë . Ankesat janë pritur nga drejtori i sigurisë rrugore Skënder Ismaili.

Në Elbasan është vënë re një fenomen i pazakontë. Nuk ka probleme me mjetet e paautorizuar, por me të moshuarit, që lëvizin në rrugë duke sfiduar këshillat e policisë.

Edhe në Korçë patrullat e policisë, vazhdojnë kontrolle në zonat urbane dhe akset nacionale, që lidhin Korçën me pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës.  Qytetarët i janë bindur urdhrit për të qëndruar në banesë, por ka edhe nga ata që kanë thyer rregullat dhe deri tani janë gjobitur të paktën 100 drejtues mjeti.

Tv Klan