Spanja është shteti i dytë në Europë ku virusi COVID-19 po përhapet me ritme të shpejta.

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet shëndetësore spanjolle, brenda një dite në Spanjë janë infektuar 5700  persona.

Në total janë 15 mijë persona të infektuar me koronavirus.

Qeveria spanjolle ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sipas mediave vendase.

Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se Europa është tani epiqendra e pandemisë së koronavirusit. Shumë shtete në Evropë kanë mbyllur kufijtë.

Edhe Shqipëria ka ndaluar udhëtimet drejt Italisë, ka ndaluar linjat e fluturimeve dhe autobusëve drejt Greqisë, si dhe është mbyllur për dy javë kufiri me Kosovën. /tvklan.al