Aksidentet rrugore vazhdojnë të marrin jetë të shumta njerëzish. Statistikat tregojnë se vetëm në 9 muajt e këtij viti,  152 persona humbën jetën në rrugët e vendit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zënë 28,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në 82,7 % të rasteve aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit ndërsa në 20 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Në total numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin e 2018, është 1 762 duke u ulur 11,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Klan Plus