Rriten shtrimet ne spitale, 136 pacientë të hospitalizuar

Gjashtë qytetarë të tjerë humbën jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19, duke e çuar në 3,329 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Tre prej tyre ishin nga Tirana, ndërsa të tjerët nga Durrësi, Saranda dhe Kruja. Të larta mbeten këtë 24 orësh edhe infektimet, pasi thuajse në çdo 3 persona të dyshuar njëri prej tyre ka rezultuar I infektuar me Covid. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 5662 testime të kryera 1549 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Bashkitë me përhapjen më të madhe të virusit këtë të enjte janë Tirana me 705 raste, e ndjekur nga Shkodra me 92 raste, Vlora me 70 raste, Durrësi me 67 raste.

Në 24 orët e fundit është rritur edhe numri i personave që kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor. Autoritetet shëndetësore bën të ditur se aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Tv Klan