157 pallate të dëmtuar në Tiranë nga tërmeti i fortë

157 pallate të dëmtuar në Tiranë nga tërmeti i fortë

14:01 27/11/2019

Vendi ynë është duke kaluar një nga moment më të vështira. Mëngjesin e 26 Nëntorit, vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar dhjetra të vdekur dhe mbi 650 të plagosur dhe ka akoma të tjerë nën rrënoja. Në rajonin e Tiranës dhe Durrësit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

I ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan, drejtori i Emergjencave në Bashkinë Tiranë, Erind Bejko, u shpreh se vëmendja është përqëndruar në Durrës për shkak të situatës së rëndë aty, por gjithashtu edhe në Tiranë ka dëme të mëdha në ndërtesa, dhe problem emergjent sipas tij janë shtesat.

Po diskutojmë për Durrësin, Thumanën dhe për Tiranën. Duke qenë se në Durrës kemi patur fatalitete, viktima, sigurisht që vëmendja, ndihma jonë domethënë kolegu im që punon në Tiranë ishte në Durrës dje. Ambulanca që ka Emergjenca Civile ishte në Durrës dje. Ekipi i vullnetarëve, që është ekipi ynë, ishte në Durrës dje. Sepse në një situatë të kësaj natyre prevalon jeta e njeriut. Domethënë ndodh një tërmet, përmbytje, zjarr, e para njëherë jetët e njeriut. Kemi jetë të humbura apo s’kemi jetë të humbura. Nga ora 4 deri në orë 6 në Tiranë ne kuptuam që s’kemi jetë të humbura dhe fokusi jonë u çua në Durrës. Por në Tiranë kemi dëme të mëdha në ndërtesa, nga pikëpamja konstruktive, në shtëpi private, në pallate. Deri tani nuk kemi dëme të konsiderueshme në godina publike dhe ky është lajmi i mirë, në çerdhe, kopshte, shkolla. Në Tiranë kemi 157 pallate të dëmtuar të cilët ju nënështruan një vlerësimi në tërmetin e 21 Shtatorit, por do t’i ri-nënshtrohen një vlerësimi me ekspertizë të thelluar për të kuptuar mbajnë apo s’mbajnë.. Problem shumë i madh në qytet, që është realisht emergjent, janë shtesat“, u shpreh Erind Bejko. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi