16 raste të reja, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë pas konfirmimit të pranisë së variantit Delta në vend, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Sipas ministrisë vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Edhe pse prej javësh tashmë është konfirmuar prezenca e variantit Delta, në 24 orët e fundit nuk shihet një tendenë rritje për sa i përket rasteve të reja.

Ministria bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2760 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 16 qytetarë. Rastet e reja janë 4 në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, por në 24 orët e fundit janë shëruar dhe 13 qytetarë. Ndërkohë prej një muaj tashmë s’ka asnjë humbje jete nga Covid, ndërsa në spital po trajtohen 11 pacientë./tvklan.al