Për ish-kryeministrin Sali Berisha, protesta e së shtunës do të jetë një përballje historike. Ai deklaroi në emisionin “Byro Politike” në ABC News se, qeveria tranzitore është e vetmja zgjidhje për të garantuar proces të lirë zgjedhor. Ish kreu demokrat theksoi se, opozita nuk ka për qëllim të marri pushtetin me forcë duke thënë se nuk do të braktisi zgjedhjet vendore.

Berisha akuzoi qeverinë se vendi është zhytur në një krizë ekonomike ndërkohë që është bërë aleate me krimin.

Ish kryeministri foli edhe për problemet politike mes Serbisë e Kosovës. Ai u shpreh se shkëmbim i territoreve është një projekt i Beogradit. Ish kryeministri Berisha akuzoi presidentin Thaçi si argat të Serbisë duke u pozicionuar kundër ndryshimit të kufijve.

Sipas Berishës Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë dalë me një qëndrim të qartë rreth problemeve mes Serbisë e Kosovës ndërsa e cilësoi tepër të rëndësishëm ndërhyrjen e tyre.

Tv Klan