494 të infektuar dhe 16 humbje jete në 24 orë

24 orët e fundit shënuan një ulje të numrit të rasteve të reja me koronavirus në vend ndërsa vihet re edhe një ulje e testimeve. Nga 2986 analiza të kryera kanë rezultuar pozitivë 494 qytetarë.

Numrin më të madh të rasteve pozitive vijon ta mbajë Tirana me 126 të tillë e ndjekur nga Shkodra, Fieri, Durrësi, Elbasani dhe Berati. Aktualisht në vend numërohen zyrtarisht kati 34 mijë raste pozitive aktive. Por nëse rastet e reja janë të ulëta, mbeten shqetësuese shifrat e jetëve të humbura.

Në 24 orët që kaluan 16 pacientë humbën jetën në spitale. 4 prej tyre ishin nga Tirana, 3 Vlora, 2 nga Shkodra dhe 2 Lushnja ndërsa të tjerët i përkasin Fierit, Himarë, Elbasanit, Librazhdit dhe Mirditës, të moshave nga 54 në 87 vjeç. Shkon në 2122 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për 690 të shëruar si dhe 5 mijë të vaksinuar. Dozat kundër Covid-19 i kanë marrë deri tani mbi 41 mijë e 300 persona personel shëndetësor, të moshuar apo mësues.

Tv Klan