Flakët përfshinë një ndërtesë banimi

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën, si pasojë e një zjarri që ra në një ndërtesë banimi në Dubai.

Zjarri shpërtheu në zonën Al-Ras, një prej pjesëve më të vjetra të Dubait, e cila banohet kryesisht nga tregtarë dhe punëtorë emigrantë.

Flakët nisën në katin e katërt të ndërtesës pesëkatëshe.

Autoritetet e mbrojtjes civile të Dubait deklaruan se zjarri mund të ketë rënë pasi ndërtesa nuk përmbush të gjitha standardet e sigurisë.

Tv Klan