Në Zelandën e re nesër ditë zie kombëtare

Vullkani që shpërtheu në Zelandën e Re, e ka çuar në 16 numrin e viktimave. Një prej të dëmtuarve po mjekohej në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ndërkohë ende rezultojnë të zhdukur 2 persona dhe rreth 20 të tjerë janë në spital nën kujdesin e mjekëve, pasi kanë pësuar djegie të rënda.

Kërkimet për të gjetur trupa të tjerë vazhdojnë akoma. Ekipet e shpëtimit u vendosën në një zonë ku mendohej se do të kishte njerëz, por pas 75 minutash nuk arritën t’i lokalizonin.

Policia bëri të ditur se ka shanse që njëri prej trupave të zhdukur të ketë përfunduar në det. Forcat ushtarake dhe zhytësit po vazhdojnë ende kërkimin në ujërat rreth ishullit, ndërkohë që prej të hënës nuk ka pasur aktivitet vullkanik me pasoja serioze.

Nga 47 personat që ndodheshin në ishull kur ndodhi shpërthimi, vetëm pesë prej tyre ishin nga Zelanda e Re, pjesa tjetër ishin turist nga vende të ndryshme të botës, si Australia, SHBA. Gjermania etj.

Të hënën do të mbahet një minutë heshtje në ndër të viktimave, duke u shënuar një javë nga ngjarja e tmerrshme.

Zelanda e Re ka 12 vullkane të shtrirë përgjatë pllakave tektonike të Australisë dhe Paqësorit, nga të cilët ai i ishullit të bardhë është aktualisht më aktivi.

Klan Plus