16 viktima dhe 785 të prekur në Serbi

16 viktima dhe 785 të prekur në Serbi

20:40 30/03/2020

Autoritetet drejt izolimit total të qytetarëve

Serbia ka shënuar edhe tri viktima të reja duke u bërë gjithsej 16 pacientë që kanë humbur jetën. Numri i të infektuarve është shtuar dukshëm me 44 raste të reja duke shkuar në 785 totali. Institucionet apelojnë që të respektohen rregullat, duke theksuar se gjendja është ende nën kontroll, por ekziston mundësia e shpalljes së kufizimit gati total për një periudhë dy javore, pasi ekspertët thonë se rreziku i madh ende nuk ka arritur.

“Ne jemi të gatshëm që të luftojmë me një situatë në të cilën do të na duhet një numër shumë më i madh i respiratorëve. Dua të kujtoj edhe një herë që këtë virus mund ta mundim vetëm duke respektuar masat e sugjeruara nga qeveria dhe ekspertët”.

Qeveria ka dhënë një hapësirë tre ditore për ta shqyrtuar mundësinë e sjelljes së një mase 24 orëshe të ndalesës për qytetarët. Vetë presidenti serb ka theksuar se është i gatshëm ta vejë një masë të tillë. Serbia deri më tani ka investuar 120 milionë euro në respiratorë dhe mjete dezinfektuese.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo