Afro gjysma e testeve rezultojnë pozitive

Ka shkuar në 300 numri i viktimave në Kosovë, pasi në 24 orët e fundit u shënuan edhe 16 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raportoi gjithashtu se nga 475 testime të kryera së fundmi, 196 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Pra kemi të bëjmë me një raport ku afërsisht në çdo testim një rezulton pozitiv.

Në total numri i rasteve pozitive ka shkuar në 9700 nga të cilët 3900 janë ende aktivë. Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet në Kosovë bën të ditur se janë shëruar 134 pacientë.

Tv Klan