16-vjeçari goditet me sende të forta

Foto ilustruese


16-vjeçari goditet me sende të forta

13:27 19/01/2021

Një konflikt mes dy personave çoi në plagosjen e një të mituri paraditen e kësaj të marte në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:19, në rrugën “Bedri Karapici”.

Sipas policisë, autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është një person me iniciale K.Ç., i cili pas një konflikti për shkaqe ende të paqarta, e goditi 16-vjeçarin me sende të forta. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet policore thonë se po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme