Dy persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, për një grabitje të ndodhur të dielën në fshatin Shelqet, Vau i Dejës. Bëhet fjalë për grabitjen e një banese në pronësi të P. Z., pas së cilës fshihej djali i tij adoleshent dhe shokët e këtij të fundit.

Kështu në pranga kanë përfunduar Klovis Jeraj, 29 vjeç dhe S. J. 16 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës. Ndërsa janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë djali i shtëpisë E. Z. 16 vjeç dhe R. K. 17 vjeç.

“Arrestimi i tyre u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së P. Z. në fshatin Shelqet,

Vau Dejës. Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesë. Konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri  argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë

“, thotë policia.

Ngjarja në fjalë, sqaron më tej policia, është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, (E. Z.) ku është kryer vjedhja nga personat e lartpërmendur, të cilët janë shokët e tij.

/tvklan.al