Programi “Historia ime”, në TV Klan ditën e sotme solli historinë e një vajze 16-vjeçare. Ajo në studio ishte së bashku me gjyshen e saj, Vangjeli Kondakçiu.

Pas vdekjes së babait të saj në vitin 2015, vajza jeton me gjyshen. Mamaja e saj është rikthyer në shtëpinë e prindërve të vet dhe nuk kujdeset për vajzën, për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

Vajza thotë se marrëdhënia me mamanë nuk është e mirë. Madje edhe me gjyshen nga ana e mamit nuk ka aspak komunikim. Sipas saj, as dajot apo tezet nuk interesohen për të pyetur për shëndetin e saj dhe asnjëherë nuk e kanë ndihmuar.

Mirela Milori: Si ka qene marrëdhënia jote me mamin?

Vajza: Nuk ka qenë aq shumë e mirë!

Mirela Milori: Që në fillim, edhe kur ishte babi?

Vajza: Edhe kur ishte babi, ka qenë marrdhënie e mirë, por jo ashtu siç kanë të tjerët.

Mirela Milori: Ti e dije që mami ishte e pamundur mendërisht apo jo?

Vajza: Po!

Mirela Milori: Kur e kuptove këtë?

Vajza: Vajtja tek mjekja dhe tha që mamit tënd ja bën sëmundja këtë, jo se do vetë që ta bëjë, këtë që të ka thënë ty dhe duaje mamin si mama. Por ti mos rri me mamin, por rri me gjyshen.

Mirela Milori: Pra mjekja i’u këshilloi që vajza mos të rrijë me të ëmën. Kaq të agravuar e ka gjendjen mendore?

Vajza: Ngaqë nuk është e aftë.

Vangjeli Kondakçiu: Për momentin!

Vajza: Gjërat që i thotë sot nuk i thotë nesër! I ndryshon muhabetin ditë për ditë.

Mirela Milori: Po me gjyshen andej si është marrëdhënia?

Vajza: Unë nuk flas fare, as ajo nuk interesohet fare, të më marrë në telefon, të më pyesë si je. Vetëm ndonjëherë kur flas me mamin del aty thotë çfarë bën, si je dhe kaq. Nuk do t’ia dijë.

Mirela Milori: Po me dajot me tezen?

Vajza: S’kam lidhje fare, as nuk i njoh se kush janë.

Mirela Milori: Mendon që është e sforcuar për momentin apo mendon që është një raport që po të bëhesh me ta?

Vajza: Kjo ka qenë me kohë, nuk janë interesuar kurrë të pyesin pse jam sëmurë, apo të më çojnë në spital. Sa herë që kam kërkuar ndihmë nuk më kanë ndihmuar asnjëherë./tvklan.al