Humbin jetën 5 qytetarë të tjerë

Vijojnë ulen infektimet me Covid në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 3002 testime të kryera kanë rezultuar vetëm 160 raste pozitive me Covid-19.  

Ndërkohë që numri i jetëve të humbura mbetet i njëjtë me atë të 24 orëve më parë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Prishtinë janë regjistruar 5 viktima duke e çuar në 2.183 numrin total të vdekjeve nga Covid.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 415 persona, ndërsa mbeten aktive edhe mbi 8 mijë raste të tjera.

Tv Klan