1600 banesa sociale në Kodër Kamëz




1600 banesa sociale në Kodër Kamëz

15:36 02/07/2022

Projekti 100 milionë Euro nis në fund të 2023

1600 banesa sociale do të ndërtohen në zonën e kodër Kamzës. Është një projekt i Bashkisë së Tiranës me bashkëfinancim të Bankës Europiane të Investimeve.

Punimet pritet të nisin në fund të vitit 2023. Do të jetë një kompleks banimi me infrastrukturë e shërbime moderne, që do të strehojë familjet në nevojë.

“Një ndër tre projektet që po ndjekim me BEI është projekti banesave sociale. Ky projekt synon të ndërtojë 1600 banesa sociale për t’ju shërbyer një komuniteti dhe disa kategorive në nevojë. Projekti parashikohet të shtrihet në zonën e Institutit ose kodër Kamëz siç e quajmë ne. Është një zonë me zhvillim të ulët. Të gjitha banesat që do ndërtohen në këtë zonë do jenë me dy tre kate dhe 38 % sipërfaqe të gjelbërta me standarde europiane. Projekti nis në fund të 2023 me një afat ndërtimi 3-vjeçar”.

Kompleksi do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, përfshirë edhe kampusin e ri universitar.

“Kompleksi përfshin kampusin e ri universitar, një kompleks konviktesh, shkollat e reja, zonat e gjelbërta, parqe, lulishte dhe mobilim urban modern”.

Nga investimi prej 100 milionë Eurosh pritet të përfitojnë një sërë kategorish.

“Kategoritë do të jenë familjet me një prind, çiftet e reja, emigrantët, jetimët, familjarët e oficerëve të rënë dhe komunitetit”.

60 % e vlerës së projektit mbulohet nga Banka Europiane e Investimeve, që përfshin të gjitha banesat sociale, ndërsa infrastruktura moderne, kampusi dhe konviktet do mbulohen nga Bashkia e Tiranës.

Tv Klan










Të ngjashme