Autoritetet e Koresë së Jugut kanë arrestuar dy persona dhe po hetojnë disa të tjerë për një faqe interneti që transmetonte livestream 1 600 klientë hotelesh, pa dijeninë e tyre. Ata janë gjobitur për rreth 26 mijë dollarë dhe me burg deri në 5 vite.

Në hotele kishin instaluar kamera me lente 1mm në pjesë të ndryshme të dhomës, si në tharësen e flokëve dhe tek prizat në mur, ku më pas të gjitha regjistrimet i ngarkonin në faqen e internetit për të cilën duhet të abonoheshe për të parë pamjet e klientëve.

Të arrestuarit janë pjesë e një epidemie të njohur si “molka” në Korenë e Jugut, e cila konsiston në filmimet sekrete të femrave në vende si dhomat e zhveshjes, tualete, por ndonjëherë edhe në shtëpitë e tyre. Verën e kaluar janë raportuar më shumë se 6 470 raste.

Kamerat ishin të instaluara në 42 dhoma në 30 hotele të shpërndara në 10 qytete. Nga Nëntori i vitit të kaluar deri tani janë transmetuar rreth 800 video të personave të ndryshëm në një faqe me 4000 ndjekës, të cilët shikonin falas për 30 sekonda dhe më pas me një pagesë mujore prej 45$ për shërbimet shtesë si rishikimi i videove.

Në total të ardhurat nga faqja e internetit janë rreth 6 200 dollarë vetëm nga abonimet.

/tvklan.al