125 pacientë të shtruar në spital

Koronavirusi është bërë shkak për humbjen e jetës së 5 personave të grupmoshës 67-94 vjeç.

Pacientët po trajtoheshin në spitalin Covid por nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin pandemik.

Ata janë nga Tirana, Fieri dhe Durrësi.

Ndërkohë rastet e reja me koronavirus të zbuluara në 24 orët e fundit kanë shënuar sërish një rënie të lehtë.

5621persona jane testuar si të dyshuar por vetëm 1615 kanë rezultuar të infektuar me Covid.

719 prej të infektuarve janë nga Tirana, ndërsa pjesa tjetër janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë ku tashmë numërohen mbi 22 mijë të infektuar.

Shumica e të prekurve nga koronavirusi po trajtohen në banesë, ndërsa 125 persona po marrin mjekim të specializuar në spitalet Covid. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orë e fundit 2564 qytetarë janë shëruar.

Tv Klan