Një milionere është shpëtuar nga autoritetet pasi u rrëmbye për 162 ditë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 46-vjeçarja Sandra Munsamy është mbajtur “lidhur me zinxhir si qen” gjatë gjithë kësaj periudhe.

Munsamy u mor peng në Maj të vitit të kaluar dhe pengmarrësit kërkonin 6 milionë Paund për lirimin e saj. Nëna e dy fëmijëve po udhëtonte pranë Durban-it në Afrikën e Jugut kur u mor me forcë nga një bandë në rrugë që qëlloi edhe me armë ndaj mjetit të saj.

Më pas, ajo u dërgua me sytë e lidhur në një makinë tjetër për t’u u zhvendosur në Mpumalanda ku u mbajt peng për 6 muaj. Mediat shkruajnë se milionerja nuk kishte mundësi të largohej veçse të lëvizte nga krevati deri në tualet për shkak se e mbanin lidhur me një zinxhir.

Pasi ranë në gjurmët e 46-vjeçare autoritetet vunë në pranga dy persona, si “rojtarë” të shtëpisë ku mbanin gruan. Më vonë u vunë në pranga edhe dy persona të tjerë.

Munsamy zotëron një kompani shërbimesh transporti në Afrikën e Jugut./tvklan.al