1648 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë

Rastet pozitive me koronavirus shënuan këtë të enjte numrin më të lartë të infektimeve që nga nisja e pandemisë së Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan mbartës të Sars Cov-2, 1,648 qytetarë nga 7,812 testime të kryera. Ky numër infektimesh tejkalon rekordin e vënë në 9 Shkurt të një viti më parë, me 409 infektime më shumë.

Pjesa më e madhe e të infektuarve i përket Bashkisë së Tiranës, me 707 raste, e ndjekur nga Elbasani, Durrësi, Fieri, Shkodra, Vlora dhe Saranda. Numri të sëmurëve aktive në vend i ka kaluar 9000 persona.

Po ashtu është rritur edhe numri i fataliteteve, teksa Ministria raporton për 5 jetë të humbura gjatë së enjtes. Bëhet fjalë për 3 qytetarë nga Tirana, një nga Konispoli dhe një qytetar nga Peqini, të moshave nga 59 deri 80 vjeç.

Në strukturat spitalore numri i pacientëve mbetet i qëndrueshëm, teksa janë aktualisht 106 të shtruar, 12 prej tyre në gjendje më të rënduar. Sipas autoriteteve shëndetësore 309 pacientë u negativizuan nga virusi në 24 orët e fundit.

Tv Klan