Teksa zhvillohej seanca plenare e së enjtes, studentë, qytetarë dhe përkrahës të opozitës protestonin përballë Parlamentit. Në turmë nuk munguan as thirrjet politike, Rama ik, Rama ik…

Po edhe pse të paktë në numër studentët kërkuan që kauza e tyre të mos ngjyrosej politikisht. Pas shtyrjes së seancës së Kuvendit, studentët ju drejtuan Kryeministrisë për të vijuar protestën në ditën e 16. Studentët këmbëngulin në plotësimin e 8 kërkesave të tyre, ndaj paralajmërojnë se nuk do të ndalen nga bojkoti i mësimit apo protestat.

Çfarë është menduar pas të premtes?

“Ka dy ide, një ide është e rezistencës, të qëndrojmë këtu. Tjetra është pro pushimeve dhe të vazhdojmë retorikën tonë nëpërmjet mediave. Bojkoti do vazhdojë edhe në Janar e prapa”,

shprehet një student.

“Mendojmë që deri në periudhën kur rinis shkolla, të bëjmë një pushim duke i lënë mundësi edhe kryeministrit të marrë një vendim”,

thotë një tjetër

.

Nëse merrni një tjetër ftesë dialoguese në këto momente, kur edhe numri ka ardhur duke u reduktuar, do e pranonit?

“Unë pashë dialogun që u bë dje në Vlorë, personalisht nuk mendoj se është diçka produktive”.

“Normalisht që ne do ta diskutojmë. Çdo vendim që merret, merret këtu mes nesh. Dhe sigurisht që ka edhe probleme, ka dhe studentë që ndoshta nuk mund të jenë dhe pikërisht për ato për të cilët po protestojnë, studentët nuk mund të jenë këtu, që do të thotë që është pjesa ekonomike. Studentët që janë nga rrethet kanë shumë vështirësi që të rrinë këtu në kohën që nuk janë në shkollë, pasi u mbarojnë paratë që u sjellin prindërit. Për këto arsye ndoshta të shumtë të numër gjatë ditëve të festave, por do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Sigurisht që në Janar e tutje do të vazhdojmë përsëri, deri në momentin që do të plotësohen pikat ne do të vazhdojmë që të jemi këtu dhe të bojkotojmë mësimin”,

shprehet një tjetër studente

.

Protesta studentore do të vijojë edhe të premten, në orën 10:00, përpara parlamentit./tvklan.al