Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën e pandemisë në 24 orët e fundit. Janë kryer 623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë: 13 në Tiranë, 3 në Gramsh dhe 1 në Vlorë.

Janë 222 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,162 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al