17 raste të reja me Covid dhe 1 humbje jete në Kosovë




17 raste të reja me Covid dhe 1 humbje jete në Kosovë

15:13 12/06/2021

Situata e Covid në Kosovë vijon të jetë e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 17 raste të reja nga  1,774 testime të kryera.

Po ashtu mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Ndërkohë janë shëruar 112 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë injektuar 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës./tvklan.al





Të ngjashme