646 të shtruar në spitale, 15 prej tyre në intubim

Mbetet sërish i lartë numri i viktimave për shkak të Covid në Shqipëri. Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 17 pacientë duke e çuar numrin e viktimave 1.956 që prej fillimit të pandemisë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç.

I lartë mbetet edhe numri i të infektuarve gjatë 24 orëve edhe pse ka një rënie të numrit të testimeve. Nga 2708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 683 persona. Kryeqyteti vijon të mbajë numrin më të lartë me 292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec.

Edhe në spitale, numri i të shtruarve mbetet sërish i lartë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 697qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,887 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan