Ka shkuar në 17 numri i viktimave në Greqi nga koronavirusi.

Mediat vendase shkruajnë se brenda pak minutash kanë humbur jetën dy pacientë.

Dy viktimat e fundit kishin sëmundje shoqëruese ndërsa prej disa ditësh ndodheshin të shtruar në spital.

Viktimat ishin të moshës 78 dhe 64 vjeç. Deri më tani në Greqi janë konfirmuar 624 raste të prekurish, pjesa më e madhe në Athinë. 124 pacientë janë shtruar në spital, nga të cilët 34 janë intubuar. /tvklan.al