Një adoleshent është vënë në pranga në qytetin e Elbasanit për tentativë vrasjeje. 17-vjeçari me iniciale E.P., ka goditur me thikë një 29-vjeçar. Ngjarja mendohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

• E. P., 17 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. Z., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al