Një 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj. Policia e Durrësit njofton se vajza me inicialet N.H ka ikur nga banesa në 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit.

Ka qenë babai i vajzës 49-vjeçari F.H ai që ka bërë denoncimin tek policia e qytetit bregdetar.

Ai ka thënë se nuk ka pasur ndonjë grindje me vajzën dhe se kohët e fundit nuk kishte parë ndonjë sjellje të dyshimte.

Policia ka nisur kërkimet, ndërsa dyshohet se mund të jetë përfshirë në një lidhje dashurie./tvklan.al