Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku e përfshirë është një familje shqiptare. Një vajzë 17-vjeçare shqiptare ka deklaruar para policisë se është përdhunuar nga babai i saj.

“17-vjeçarja denoncoi të enjten me të ëmën në polici se babai i saj e ka abuzuar seksualisht që kur ishte 12 vjeçe”, shkruajnë mediat greke.

E mitura ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur vitet e fundit. Babai, një 45-vjeçar, është arrestuar menjëherë në lidhje me këtë ngjarje ndërkohë që po vijojnë hetimet. Vajza është dërguar në spital për t’u ekzaminuar, ndërsa djali i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.

Sipas informacioneve për mediat helene, bëhet fjalë për një familje me 4 pjesëtarë nga Shqipëria. 45-vjeçari kishte qenë i papunë muajt e fundit. E vetmja që punonte në shtëpi ka qenë nëna. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Assos të Corinth-it./tvklan.al