Humbin jetën 4 qytetarë të tjerë

Vijojnë të rriten shifrat e pandemisë në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë kryer 2.545 testime nga të cilat kanë rezultuar 170 raste pozitive.

Ndërkohë që 4 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me Covid. Në total që prej nisjes së pandemisë në Kosovë e kanë humbur jetën 2.202 persona.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 389 persona ndërsa mbeten edhe rreth 7 mijë raste aktive.

Tv Klan