Europa vazhdon të përballet me pasojat e një dimri të acartë. Temperaturat, të cilat në disa vende arrijnë deri në -40 gradë, kanë shkaktuar deri tani 9 të vdekur në Gjermani, 122 në Poloni dhe 44 në Britaninë e Madhe e Zvicër.

Në shumë vende janë shtuar masat për të përballuar situatën e vështirë.

Në Gjermani pritet të bien rreth 30 centimetra dëborë. Zyra për mbrojtjen civile ka paralajmëruar bllokime të transportit publik dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Po kështu, edhe në Zvicër dëbora e madhe ka bllokuar tunelet e transportit nëpër alpe.

Në Britani, dimri më i rëndë në dekada ka shtuar shqetësimet për pakësim të furnizimeve me gaz, ndërsa temperaturat ranë në -22C.

Spanja Veriore pret më tepër borë, ndërsa jugu i vendit është goditur nga përmbytje të shumta. Në Francë shumë qytete janë pa energji elektrike.

Kjo situatë me reshje, stuhi dëbore dhe erëra të forta parashikohet të zgjasë të paktën edhe 2 javë të tjera.

Tv Klan