177 familjeve në nevojë kanë hyrë në banesat sociale të përfituara me vendim të Këshillit Bashkiak, dy javë më parë.  Çelsat e apartameve pronarët e rinj i morën nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë, Tiranë:

“Më vjen mirë që këtij komuniteti dhe kësaj lagjeje do t’i bashkohen edhe 177 familje të tjera. .. që mund të jenë sorrollatur dyerve të bashkisë dhe institucioneve me vite të tëra, ndaj më vjen mirë që këtë javë, kur ne mbyllim vitin tonë të parë në Bashkinë e Tiranës, shpërndajmë të gjitha banesat sociale, për t’u futur në një fazë tjetër zhvillimi dhe strehimi për qytetin e Tiranës”.

Veliaj ne shperndarjen e banesave sociale (3)

 

Veliaj njoftoi se në muajin Gusht do të nis ndërtimi i shtëpive për komunitetin rom, në zonën ku ata jetojnë aktualisht.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

: “Bashkë me kolegët e Këshillit Bashkiak, koleget e Bashkisë, drejtorinë e Strehimit, drejtorinë nr. 3 të Mirëmbajtjes, kemi gjetur edhe fondin, mundësinë, se si në ato barake që sot nuk janë dinjitoze, t’i kthejmë në shtëpi të mirëfillta për të pasur dinjitetin dhe hapësirën e nevojshme, për të gjithë familjet që jetojnë aty”.

Mirëmbajtja jo vetëm e apartamenteve, por edhe gjithe zonës përreth ishte porosia e fundit e kryebashkiakut për banorët e rinj të Shkozës.

Tv Klan