19 në terapi intensive, 9 të intubuar

Situata në dy spitale covid vijon të jetë alarmante dhe ka rritje të numrit të të shtruarve.

Në 24 orët e fundit në dy spitalet covid, atë në shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin  shërbim të specializuar 178 pacientë, prej tyre 19 janë në reanimacion dhe 9 të intubuar. Krahasuar me një ditë më parë dy persona të tjerë kanë kaluar në intubim dhe në gjendje të rëndë për jetën.

Po ashtu, në dy spitalet covid po marrin trajtim edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu nën kujdes mjekësor janë edhe disa pacientë të cilët rezultojnë covid negativë me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan