18 në terapi intensive, 6 të intubuar

178 pacientë të infektuar nga koronavirusi po marrin trajtim në dy spitalet Covid në vend. Sipas burimeve zyrtare 18 prej tyre janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet Covid atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shefqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra  qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Tv Klan