179 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid



179 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

18:04 16/04/2021

Përmirësohet ndjeshëm situata e pandemisë

Shifrat e kësaj të premteje japin shumë optimizëm për situatën e pandemisë në vend. Kur vendet e rajonit kanë shifra të larta infektimesh dhe humbje të jetëve nga Covid-19, në Shqipëri janë regjistruar pas 2652 testimesh vetëm 179 raste të reja dhe 2 humbje jete. 2 qytetarë nga Tirana 1 82 dhe një tjetër 85-vjeçar.

Situata duket pozitive dhe në spitale. Aktualisht në të gjithë spitalet Covid përfshi dhe ata rajonal, janë të shtruar 182 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 3 pacientë në gjende më të rënduar i janë nënshtruar intubimit.

Por pavarësisht kësaj panorame autoritetet shëndetësorë vijojnë të bëjnë apel që nuk duhet të ketë neglizhim në respektimin e distancave, mbajtjes së maskave dhe respektimit të gjithë masave të ndërmarra nga komiteti i ekspertëve.

13 muaj nga rasti i parë i regjistruar në vend me Covid-19, afro 129 mijë persona kanë rezultuar të infektuar nga ky virus nga të cilët 2337 kanë humbur betejën me të.

Tv Klan







Të ngjashme