179 të shtruar në spitalet covid


179 të shtruar në spitalet covid

15:39 26/09/2020

16 në terapi intensive, 5 të intubuar

179 pacientë të infektuar nga koronavirusi po marrin trajtim në dy spitalet covid në vend këtë të shtunë.

Sipas burimeve zyrtare, 16 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet covid, atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi, po marrin shërbim të specializuar  edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Tv Klan





Të ngjashme