MLIA2012-01215Çdo ditë në botë vdesin 18 000 fëmijë nën pesë vjeç për arsye të ndryshme. Një nga shkaqet kryesore është uria. Një pjesë e madhe e këtyre fëmijeve nuk kanë më se të ushqehen, pasi nuk marrrin sasinë e duhur të vitaminave, proteinave dhe mikronutrientet bazë. Për një fëmijë të vogël, sidomos në ditët e para të jetës që konsiderohen thelbësore për mbijetesën dhe zhvillimin e tij, mungesa e të ushqyerit është gjëja më e rëndësishme. Në total numri i vdekjeve të regjistruara arrin në 3 milionë në një vit. Gjysma e vdekjeve për këtë katëgori fëmijësh vijnë si pasojë e edhe nga sëmundjet, sidomos në vendet e varfëra. Shifra është bërë publike nga UNICEF gjatë një fushatë të quajtur “Darka e Krishtlindjeve” në ndihmë të fëmijëve në nevojë.