Napoli mbetet ende në pritje të verdiktit

18 ekipe arritën objektivin pas ndeshjeve të javës së pestë të Europa League, duke siguruar një vend të turin tjetër.

Disa prej tyre si Roma, Arsenal, Villarreal, Dinamo Zagreb dhe Hoffenheim morën pikët e mjaftueshme me ndeshjet e së enjtes për ta mbyllur në krye. Belgët e Antwerp mbërritën për herë të parë në 32 më të mirët qëkur aktiviteti quhet Europa League.

Në këtë fazë është edhe Granada, debutuese në turnetë kontinentalë. Skuadra të njohura si Milan, Tottenham siguruan gjithashtu një vend në fazën pasardhëse, ndërsa Napoli duhet të presë javën e fundit për të mësuar fatin në Europa League ku në garë janë edhe Real Sociedad dhe AZ Alkmmar.

Ndeshjet e fundit të fazës së grupeve do të luhen më 10 Dhjetor.

Tv Klan