18 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore janë regjistruar në të gjithë vendin.
Shifra u tha nga prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, pas përfundimit të raportimit në KLP të punës për vitin 2024 të insitucionit që ai drejton.
Duke vlerësuar bashkëpunimin me SPAK dhe Policinë e Shtetit, kryeprokurori shtoi se prokuroritë e rretheve vijojnë të marrin denoncime.
“Është kthyer në prioritet institucional, për vitin 2025. Kemi krijuar infrastrukturën për t’ju përgjigjur çdo lloj eventualiteti”, tha ai.
Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, Çela tha se 1 javë përpara votimeve prokuroritë në të gjithë vendin do të kalojnë në gadishmëri për hetimin e çdo krimi që cënon procesin zgjedhor.
“Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, duke qenë se mund të ketë një rritje të problemeve, denoncimeve, parashikohet që në listat e gatishmërive të shtohet numri i prokurorëve”, tha Çela.
Gjatë raportimit të punës 1-vjeçare të institucionit që drejton, prokurori Olsian Çela evidentoi disa problematika. Mes tyre ishte mungesa e prokurorërëve, aplikimi i masave të ashpra të sigurisë etj.
Tv Klan