13 persona janë ndaluar nga autoritetet policore në Tiranë, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen se kanë krijuar skema mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 miliardë Lekësh

.

“Prokuroria Tiranë ka regjistruar pas hetimeve të para hetimore të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të DPT Tiranë, procedimin penal 10153 të vitit 2018 për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH. Në vijim, nga Prokuroria janë lëshuar 25 urdhër ndalime, për 25 persona që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive, të cilët kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit prej 18 miliardë Lekë. Janë ekzekutuar 13 urdhër ndalime, duke shpallur në kërkim 12 persona të tjerë”,

thuhet në një njoftim të Prokurorisë.

Organi i akuzës thotë se hetimet do të vijojnë, për identifikimin e saktë e të plotë të subjekteve përfitues të skemës mashtruese.

/tvklan.al