18 shqiptarë, një shtetas kosovar dhe një pakistanez, anëtarë të dy bandave të ndryshme, janë vënë në pranga pëtr trafik ndërkombëtar droge në Itali, Gjermani dhe Spanjë.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve jetonin në Itali, ndërkohë që hetimet për dy bandat kanë nisur që në janar të 2016-ës. Dy grupe trafikantësh shqiptarë, që trafikonin kokainë, heroinë e marijuanë mes Italisë dhe Europës Veriore, janë shkatërruar gjatë një operacioni të koduar “Alba Bianca”.

Operacioni u ndërmor në 3 shtete, Gjermani, Shqipëri dhe Itali, ku u arrestuan 16 persona. 13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Itali. Një i arrestuar është shtetas kosovar me banim në Treviso, një tjetër është shtetas italian me origjinë shqiptare dhe me banim në komunën Merano të Bolzanos. 3 shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë. 1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë.

Ky operacion antidroge ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri-tjetrin, njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në kufirin italian me Austrinë. Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuestruar 120 kg drogë të tipit marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro.

Tv Klan