Moderatorja e “Diagnozë” në Tv Klan ka rrëfyer plot nostalgji muajin e saj të mjaltit të para 18 viteve. Në studion e “Rudina” ajo thotë se për shkak të dasmës intensive dhe lodhjes, bashkë me të shoqin nuk kishin mundur dot të planifikonin se ku do shkonin pas dasmës.

Por një zarf-dhuratë nga vjehrri u bëri të mundur udhëtimin e paharrueshëm në Turqi.

Freskida Miloti: E gjithë vëmendja, energjia ishte tek organizimi i dasmës, tek ceremonia. Ne e bëmë në Shkodër se gjithë njerëzit i kishim në Shkodër dhe aspak nuk u fokusuam tek muaji i mjaltit. Kështuqë të nesërmen kur jam zgjuar sigurisht vonë, i kishte dhuruar i ati zarfin, edhe për atë ishte suprizë. I kishte thënë këtu keni diçka dhuratë nga familja për martesën tuaj. Kur e kam hapur jam hedhur si një fëmijë sepse ishte vërtet surprizë.

Kur nuk e pret, sigurisht s’kishim pasur kohë ta mendonim se ku do shkonim. Kur e pashë, ishte në Turqi, kemi shkuar në Kemer. Ishin 6 ditë, dita e parë ka qenë relaksuese pastaj të tjerat kanë qenë plot intensitet, lëvizje. Vizituam vendin, shkuam më pas në Antalia, iniciativat tona për ta bërë më interesante. Bëmë hedhje me parashutë, çdo gjë ishte si një lloj aventure për ne të dy.

-Ke qenë bionde Freskida kur je martuar?

Freskida Miloti: Po, në 2005-ën.

-Sa ndryshe ti me flokë bionde! 18 vite përpara, wow shumë kohe ke martuar! Duhet të jesh martuar shumë e re. Momenti më romantik?

Freskida Miloti: I gjithë rrugëtimi ishte shumë i bukur, lëvizjet që ne kemi bërë orëve të vona. Kemi preferuar detin. Të dy bashkë atje dhe ndoshta kjo ka qenë dhe pjesa më romantike./tvklan.al