18-vjeçari humb jetën nga gropa në rërë




18-vjeçari humb jetën nga gropa në rërë

10:34 18/05/2022

Një 18-vjeçar humbi tragjikisht jetën kur një gropë në rërë që po hapte bashkë me motrën e tij u shemb. Ngjarja e rëndë ndodhi në një plazh të Nju Xhersit, në SHBA. Policia e identifikoi viktimën si Levy Caverley nga Maine.

Autoritetet thanë se ishin njoftuar se dy adoleshentë kishin mbetur të bllokuar në rërë pak pas orës 16:00 të së martës. Ata arritën të shpëtonin vajzën 17-vjeçare, por vëllai i saj nuk mundi të mbijetonte.

Mediat amerikane shkruajnë se trupi i të riut nuk është gjetur ende./tvklan.al











Të ngjashme