Rreth orës 13:20, në Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Kledi Çyrbja, 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Saimir Bega, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij. Çyrbja u arrestua pak orë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.